Retour aux offres
ScovaiScovaiJobs
BC

Balfin Construction

Inxhinier Kostoist

Tirana, ALSur siteCDITemps plein

Publié 14 sept. 2026

Cet emploi est publié en EN

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001. Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.


Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve më të suksesshme në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, sot Grupi operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë, përfshirë bankat, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.


Me rreth 5,500 profesionistë të punësuar, BALFIN Group vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit, stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikim pozitiv në komunitet përmes Mane Foundation.



Pozicioni:           Inxhinier Kostoist

Departamenti:   Teknik, Njësia Kostos

Vendndodhja:    Zyrat Qëndrore, Tiranë



Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Kostoist ka përgjegjësi kryesore ndjekjen periodike të kostove të objekteve, hartimin e preventivave, përcaktimin dhe analizën e çmimeve për zërat përkatës, si dhe vlerësimin e kostove të punimeve shtesë.



Requirements

  • Përgatitjen e situacioneve mujore, librezave të masave dhe analizave të çmimeve, duke përfshirë kontrollin e situacioneve të nënkontraktorëve. Hartimin e situacioneve për punimet e realizuara nga vetë kompania dhe përgatitjen e analizave të çmimeve sipas punimeve mujore.
  • Kryerjen e rakordimeve mujore me Departamentin e Financës për inventarët, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve.
  • Përgatitjen dhe hartimin e preventivave dhe analizave të çmimeve për punimet e realizuara nga kompania.
  • Kontrollin e preventivave dhe çmimeve të projekteve të përgatitura nga studiot e projektimit.
  • Ndjekjen dhe kontrollin periodik të kostos së projekteve gjatë fazës së ndërtimit, në bashkëpunim me Drejtuesin e Projektit dhe Inxhinierin Civil.
  • Përgatitjen e preventivave për paketat tenderuese.
  • Rishikim i analizave teknike dhe manualeve të çmimeve, në përputhje me çmimet e tregut dhe publikimet zyrtare.
  • Ndjekjen e ndryshimeve në legjislacion dhe në publikimet zyrtare lidhur me kostot e ndërtimit dhe procedurat e kontrollit tatimor.
  • Monitorimin e çmimeve të tregut të ofruara nga kontraktorët dhe nënkontraktorët dhe raportimin e gjetjeve tek Drejtuesi i Projektit për për të mbështetur procesin e negocimit dhe fiksimit të çmimeve në preventiv.
  • Asistimin në përgatitjen e buxheteve mujore, raporteve të progresit dhe Cash Flow të punimeve.


Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare në Inxhinier Ndërtimi.


Kërkesat e pozicionit:

  • Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë si Inxhinier Kostoist/ Preventivues në projekte ndërtimi civil dhe industrial.
  • Të ketë të paktë 3 vite eksperiencë në përgatitjen, analizimin dhe kontrollin e kostove të ndërtimit në kompani ndërtimi.
  • Të ketë aftësi për t’u përshtatur me teknologjitë, metodat dhe kërkesat e reja në fushën e ndërtimit.
  • Të ketë njohuri mbi çmimet dhe kostot e ndërtimit, përfshirë çmimet minimale fiskale të aplikueshme për lloje të ndryshme objektesh.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese, si dhe të jetë i aftë të punojë efektivisht në grup.
  • Të ketë njohuri të mira të programeve kompjuterike të nevojshme për pozicionin, veçanërisht AutoCAD dhe programet bazë të Microsoft Office.
  • Të ketë aftësi për të analizuar situatat, për të sugjeruar zgjidhje praktike dhe për të marrë vendime të përshtatshme.


Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në deri më datë 28.09.2026


Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes, do të njoftohen vetëm kandidatët e kualifikuar.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.



Benefits

  • Paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë pagë konkurruese dhe të drejtë, bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.
  • Mundësi të shkëlqyera për zhvillimin profesional dhe rritjen në karrierë pranë BALFIN Construction dhe BALFIN Group.
  • Ditë shtesë pushimi.
  • Shpërblime dhe vlerësime për performancën.


Aperçu du poste

Type de poste

Temps plein

Compétences requises

Cost estimation (preventivë)Price analysis for construction itemsQuantity take-off and measurement sheets (librezat e masave)Subcontractor cost control and situation checkingTender package estimatingConstruction cost monitoring and control during executionMarket price monitoring and reporting to support negotiationsPreparation of monthly budgets, progress reports and cash flow forecastsKnowledge of construction pricing and applicable fiscal minimum pricesAwareness of construction-related legislation and tax control proceduresAutoCAD proficiencyMicrosoft Office (especially Excel and Word)Communication and teamworkAnalytical thinking and decision-making for cost issues

Emplois similaires

IKONS GROUP

INS1460 - Business Central Developer

IKONS GROUP

Tirana, ALSur siteContratTemps plein
hier
IKONS GROUP

SAP SD Consultant

IKONS GROUP

Tirana, ALSur siteContratTemps plein
il y a 6 jours
IKONS GROUP

SAP EWM Consultant

IKONS GROUP

Tirana, ALSur siteContratTemps plein
il y a 6 jours
IKONS GROUP

SAP Functional Consultants – Talent Pool (FI/SD/MM/PP/PM)

IKONS GROUP

Tirana, ALSur siteContratTemps plein
il y a 10 jours
IKONS GROUP

SAP QM Consultant

IKONS GROUP

Tirana, ALSur siteContratTemps plein
il y a 13 jours
IKONS GROUP

SAP SD/CS Consultant

IKONS GROUP

Tirana, ALSur siteContratTemps plein
il y a 13 jours
Inxhinier Kostoist chez Balfin Construction à Tirana | Scovai | Scovai